Me 1 shkurt 2020 XOR do të organizoj garën e parë të CyberChallenge
Komuniteti virtual XOR fton të gjithë të pasionuarit e sigurisë kibernetike të marrin pjesë në garën e CTF (Capture the flag) të shtunën me 1 shkurt. Sfidat e kësaj gare do jenë nga më të lehtat deri tek ato më të avancuara, dhe do përfshijnë kategoritë në vijim:
- boot2root
- web
- forensikë
- steganografi
- programim
Rregullat:
Rregullat dhe kushtet e përgjithshme të cilave duhet t’ju përmbahet secili ekip pjesëmarrës janë:
Është rreptësisht e ndaluar të kryhet çdo lloj sulmi Denial of Service (DoS/DDoS) kundër serverëve ose infrastrukturës. Ndalohet përdorimi i Brute Force për gjetjen e flags, sepse ne monitorojmë çdo aktivitet tuajin në kohë reale. Ndalohet shkëmbimi i flags ose përshkrimin(write-up) gjatë garës. Ndalohet nxjerrja e gjetjeve të sfidave online (publik/pastebin) dhe në ndonjë mënyrë tjetër (email,usb,…) me garuesit e ekipeve të tjera. Ndalohet përdorimi i temporary/disposable emails gjatë regjistrimit.
Ndërsa rregullat informuese për pjesëmarrje janë si në vijim:
Formati i “FLAG” do të jetë si: XOR{flag_here}; Jeni të obliguar të bëni verifikimin e email adresës suaj gjatë procedurës së regjistrimit; Gara do të zgjasë 8 orë rresht, pa asnjë pushim; Ekipet duhet të kenë 2-10 anëtarë.
Shkelja e këtyre rregullave do të thotë diskualifikim i menjëhershëm i ekipit pjesëmarrës.
Rregulli më i rëndësishëm: Argëtohuni :)!
Regjistrimi në CTF bëhet përmes uebfaqes në vijim: CTF
Çmimet:
Organizatorët me ndihmën e sponsorit gjeneral kanë arritur të sigurojnë edhe shpërblime financiare simbolike për tre vendet e para te cilat janë te paraqitura si më poshtë:
Vendi i parë: 600€ Vendi i dytë: 300€ Vendi i tretë: 100€
Tërheqja e shpërblimeve financiare do të jete e mundur brenda javës dhe mënyra e tërheqjes është paraqitja fizike pranë zyrave te sponsorit gjeneral.
Fituesi:
Ekipi fitues do të jetë ai që do të mbledh më së shumti pikë brenda 8 orëve. Në rastin e një barazimi, ekipi që arrin rezultatin i pari do të shpallet ekipi fitues.
Fituesi do të pajiset me një certifikatë nga sponsori si dhe me vlerën e fituar në bazë të vendit fitues.
Sponsorët:
Wallencore - Sponsor gjeneral i garës
Wallencore (www.wallencore.com) është korporatë Kanadeze e cila ofron zgjidhje dhe shërbime inovative të sigurisë kibernetike, si dhe posedon laborator me akreditim Amerikan për testim të softuerëve. Wallencore, me 2019 ka hapur zyrën në Prishtinë dhe punëson staf për pentesting dhe zhvillues aplikacionesh (kryesisht për nevoja te veta).
Kujtesa - Sponsor teknik i garës
Kujtesa ofron zgjidhje të cilësisë së lartë për tregun Kosovar në fushat e internetit, televizionit digjital dhe telefonisë fikse. Ne jemi gjithmonë në hap me risite e teknologjisë botërore, dhe të parët për ti realizur ato në Kosovë.
PCWorld Albanian - Sponsor medial
PC World Albanian, lajmi i fundit për Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë Kibernetike në shqip. PCWA është botuar për herë të parë në Qershor 2008 si revistë për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, sjellur në shqip nga ICTSmedia me mbulim të të gjitha trevave shqiptare.
Kontribues i veçantë:
VALDET HAJDARI - Graphic Designer
Kreator i Logos së XOR-it.
Kontakt:
Për çdo pyetje mund të na shkruani në ctf@xor.al